Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar sot 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një deklarata zyrtare në faqen e PD-së.
Kryedemokrati shprehu nderimet e tij për Ibrahim Rugovën që e cilësoi si arkitekt të pavarësisë, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe gjithë shqiptarët kudo në botë që u bashkuan si një trup i vetëm.
“Sot në këtë 15 vjetor me arritjet e saj mahnitëse për një kohë të shkurtër si vend i pavarur, Kosova bënë krenar çdo shqiptar. Ajo sot është një demokraci funksionale që ka konsoliduar institucionet demokratike, shtetin ligjor dhe ka arritur standartet më të larta të garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave në rajon”, u shpreh Berisha.
“Ajo u ngrit si feniksi nga hiri dhe shkrumbi që lënë pushtuesit dhe ka sot një ekonomi solide në rritje, ka ndërtuar infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në trojet e tyre. Ajo në këto vite ka bërë emër botëror me talentin e rallë dhe zërin magjepsës të çikave të saj dhe shkëlqimin e mbretëreshave të saj në sport”, tha ai. /arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës