Kryetari i PD Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, kryedemokati Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët që “Krishtlindjet e tjera t’i gjejnë shumë më mirë, ashtu siç do shoqëria dhe kombi shqiptar”.
Kryetari i PD-së Berisha ka shprehur urimet e tij teksa thotë se këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.
Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!
Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”, ka uruar kryedemokrati Sali Berisha./tvklan.al
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...