Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionet opozitare.
I pyetur se a është Lulzim Basha njeriu i duhur që do të sjellë PD-në dhe opozitën në pushtet, Berisha tha se sot tonin politikës po ja jep opozita. Ai theksoi se kryeministër do të bëhet kryetari i forcës opozitare që merr më shumë vota, por tashmë dihet kush është forca opozitare më e fortë.
Berisha: Qytetarët shqiptarë mbështesin opozitën dhe jo qeverinë. Nëse ju e ndiqni me vëmendje skenën politike, për herë të parë këto muajt e fundit, tonin jetës politike ja jep Lulzim Basha dhe pozita dhe jo Edi Rama i cili është katandisur ashtu siç e meriton, njeri i përçmuar.
Në qoftë se në kushte të zakonshme iniciativa është në dorë të qeverisë, tani kemi të bëjmë me një qeveri që bën papagallin e opozitës, për të mos thënë pastaj se largimi i tij nga Durrësi ishte kapitullimi i tij i plotë.
Kështu që është një klikë krejtësisht tjetër, se kush do jetë kryeministri e caktojnë shqiptarët, partia e parë opozitare nxjerr kryeministrin. Partia e parë opozitare dihet kush është dhe se kush është kryetari i saj.
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...