ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij Elmar Brook, politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.
Brook dhe Berisha mbajtën të dy fjalime nga dritarja e banesës së ish-kryeministrit, para grupit të mbështetësve që ishin mbledhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, mes tyre sot prezent ishte edhe Ilir Meta dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.
Berishës sipas ligjit, i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë./tch
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...