Ish-kryeministri Berisha tregon thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për zhvillimet në PD. Në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ nga Cim Peka, Berisha godet ashpër Lulzim Bashën, sidomos për pjesën e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Unë me Lulzim Bashën nuk kam biseduar për listën dhe nuk kam ndjerë absolutisht keqardhjen më të vogël për këtë. Pse? Nuk kam dashur të bisedoj. Unë i mbahem strikt asaj, më pyeti i jap mendimin siç e kam vetë. S’më pyeti, unë nuk flas”, thotë Berisha.
Lidhur me marrëveshjen Rama-Basha, Berisha thotë se ajo ishte një sukses i madh, por u kthye në të kundërt nga Edi Rama.
“Po e kam thënë dhe e saktësoj se çfarë ishte. E kam thënë me bindje të thellë. Së pari, a më ka thënë Lulzim Basha që do të bëj takimin? Absolutisht jo, por jam i bindur në mënyrë të prerë se ai nuk ka shkuar atje i paralajmëruar se do të bëjë takimin sepse Edi Rama nga Elbasani tha se nuk po marr pjesë. Nuk di të kenë komunikuar, nuk kam pasur dijeni. Pas takimit më ka thënë dhe për hapin e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar dhe pak më shumë biles. Në rrafshin politik ajo ishte në vlerësimin tim një fitore e shkëlqyer. Nëse në atë kohë nuk e kam shprehur me termat e forta për arsye elektorale, unë tani e them: Ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës.
Sepse të arrije, tia rrëzoje gjysmën e qeverisë kryeministrit, tejkaloje çdo lloj parashikimi dhe ishte një fitore në rrafshin ndërkombëtar sepse e gjithë bota e mori vesh që ajo çadër pati kazus të drejtë dhe se ngadhënjeu kauza e çadrës. Kjo ishte. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e them, Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet dhe aty bëri mirë. Pavarësisht se ai për mua është ashtu siç është, përsëri ai aty tregoi një kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij. Ky ishte vlerësimi. Marrëveshja, ky sukses i madh u kthye në të kundërt nga Edi Rama.
Ky ishte problemi. Ai mori të gjitha avantazhet e marrëveshjes. Ai paraqiti atë si një sukses të vetin, e paraqiti atë si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha dhe marrëveshjes nuk iu bë avokatia në mënyrën e duhur nga Lulzim Basha. Kaq mund të them, që Edi Rama me një diabolizëm të pafund, përvetësoi marrëveshjen dhe Lulzim Basha nuk e bëri dot avokatinë e saj”, shprehet Berisha.
Lideri historik i PD-së ka thënë se këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës janë mizerabël, ndërsa i pyetur nëse PD do të vijë në pushtet me Lulzim Bashën kryetar, Berisha jep këtë përgjigje.
“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. PD-ja ka pësuar një humbje të hidhur shumë. Unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë për të fituar, të studiojë gjithçka. Solli këtë humbje dhe të adaptojë një model që të çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë, jo, nuk e përjashtoj. Sepse mundësia e ndryshimit është e çdo drejtuesi dhe se ndryshimi gjithmonë ka dhënë. A do ti realizojë këto Lulzim Basha është në dorën e tij”, thotë Berisha.
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prish...
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...