Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherazi kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se një marrëveshje Serbi-Kosovë është jetësore, shumë e rëndësishme.
Sipas Berishës disa marrëveshje mes palëve të firmosura në Bruksel janë zbatuar, por disa të tjera të rëndësishme kanë mbetur thjesht në letër. Lideri demokrat theksoi se ka qenë një projekt për të ndryshuar kufijtë, projekt i mbështetur fuqimisht nga rusët, dhe kjo sipas Berishë po hapte kutinë e pandorës për rajonin.
Më tej ai shtoi se projekti u mbështet nga multimiliarderi George Soros për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“Në Bruksel kanë firmosur disa marrëveshje, disa janë zbatuar, disa mbetën në letër. Një iniciativë ka shkuar kot dhe ka dëmtuar procesin. Ka qenë një iniciativë për të ndryshuar kufijtë, thjesht me vija të pastra etnike për shkak të tre komunave serbe dhe tre shqiptare në jug të Serbisë. Një projekt i tillë i mbështetur fuqishëm nga rusët, po hapte kutinë e pandorës për rajonin sepse një situatë e ngjashme etnike dhe gjeografike paraqitet në rajonin tonë ngado. Fatkeqësisht të tregohem i sinqertë, projekti gjeti mbështetjen e një lobimi të fortë të multimiliarderit Soros, i cili e paraqiti projektin si një projekt të fondacionit Shoqëria e Hapur të Sorosit në Beograd, në atë kohë kur projekti erdhi në tryezën time shpesherë, dhe në fakt ka disa qarqe që e mbështesin në Bruksel. Pas dështimit të projektit ne u kthyem në pozitat që kishim qenë”, tha Berisha./visionplus/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...