Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se çështja e privatizimit të kompleksit Partizani është një rast tipik korrupsioni. Në konferencën për mediat, ministri bëri një koment edhe për Sali Berishën, i lënë në arrest shtëpiak, pasi ky i fundit ka thyer masën e sigurisë duke komunikuar nga ballkoni i shtëpisë.
“Unë nuk dua kurrsesi që kësaj çështjeje t’i jap çdo lloj perceptimi apo ngjyrimi politik. Për ne të gjitha rastet janë raste që këta persona i kanë më drejtësinë pavarësisht faktit që në rastin e Berishës është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit dhe një qytetari të njohur me një vepër penale. E kam ndjekur atë çështje prej shumë vitesh që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe pastaj të gjitha veprat që kanë pasuar.
Mbetem i bindur se rasti i privatizimit të Partizanit është një rast tipik si në librat e krimihnalistikës të korrupsionit. S’dua të hyj në asnjë lloj komenti. Sot në Shqipëri përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh dhe ndërkohë në rastin tjetër që besoj se e dini, se është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij dhe funksionarërt e tij për përfitimet e paligjshme.
Lidhur me pyetjen e parë dua të them se Kodi i Procedurës Penale, neni 237 pika 4 është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Nuk e kam shkruar unë, as zotëria por e kam votuar edhe unë edhe zotëria. Këtu është ndarja e dy botëve, sa e respekton ligjin. Nuk do të hyj në asnjë koment. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë sa i përket detyrës së policisë që shtetasi në fjalë të trajtohet një lloj si çdo qyteta.
Policia e ka përcaktuar nga urdhëri i dy prokurorëve se si e ushtron kontrollin në zbatimin e këtij vendimi dhe më pas referon tek prokurorët të gjitha konstatimet që ata bëjnë gjatë zbatimit të këtij vendimi të gjykatës dhe urdhërit që ka nxjerrë prokuroria për rastin. Është e papranueshme por i takon institucioneve të tjera të bëjnë komente për këtë.”, tha Balla./abcnews.al
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...