“Të shtunën ka revoltë”.
Ky është paralajmërimi që bën ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me protestën e së shtunës, që opozita do të mbajë kundër qeverisë Rama, pas skandalit të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Të shtunën ka revoltë. Revolta synon, dëshiroj unë, të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Vendi është pranë një konflikti. Nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën e fundit që është drejtësia, atëherë atyre u mbetet vetëm revolta dhe përballja. Nëse ti u merr Prokurorinë, gjykatat, shemb garantin e Kushtetutës, ti përjashton të gjithë të tjerët nga ky vend dhe ata nuk duhet të ikin por duhet të të shporrin si kalbësirë.
Unë nuk jam më pjesë e lidershipit, por në befasi nuk e kap dot kush opozitën. Opozita duhet të zgjidhë këtë krizë. Rama duhet të dijë se e ka sjellë vendin në situatën më kritike të 27 viteve. Narkomazhoranca duhet t’i përkulet vullnetit të popullit. Pasi të shembet perandoria e drogës, marrja peng e mediave, pasi të shemben shtyllat e narkoshteit, atëherë qytetarët do të votojnë të lirë. PD duhet të jetë e gatshme të paraqesë alternativën e saj dhe qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, tha ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në ABC News.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...