Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se e ka mbështetur Lulzim Bashën, megjithatë shtoi se as atij dhe asnjë demokrati nuk i kishte shkuar në mendje se do të merrte një vendim duke dorëzuar sovranitetin e PD.
Lideri historik i demokratëve u shpreh se nismën që ka nisur e ka për PD-në dhe anëtarësinë e saj. Prandaj ai i bëri thirrje anëtarësisë që të mos ketë asnjë lloj ndarje mes tyre.
“Unë ju ftoj të mos pranojmë në asnjë mënyrë, asnjë lloj ndarje midis nesh, midis të Bashës dhe të Berishës, jo më jo, ju jeni njerëzit e vlerave, besimit, të lirisë, të të ardhmes së vendit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Lulzim Bashës, të tjerëve që nuk janë këtu dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerëve që nuk e duan Sali Berishën u them vetëm një fjalë, më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ndaj ju keni mbështetur kryetarin e PD, unë kam mbështetur kryetarin e PD, asnjërit nga ne nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë një ditë i marrë peng në mënyrë absolute, do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD.
Miqtë e mi, secili nga ju ka të drejtë të shtrojë një pyetje: Doktor, ose njëri tjetrit, doktori e ka për vete këtë nismë apo për PD. Unë ju jap fjalën e nderit se e kam për PD, për anëtarësinë e PD. Ne kemi një fjalë të urtë e cila thotë më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur, ndaj edhe ne ndalemi këtu. Çështjen time personale unë do jua shpjegoj unë, por ama që në krye të radhës unë nuk kam dashur të implikoj njeri mbi tokë përveç vetes time”, tha Berisha./tvklan.al/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...