Përmes një statusi në rrjetin social, Berisha sulmon ashpër kryeministrin, duke shkruar se pasi “hoqi qafe” hotel Sheraton-in nga Tirana, i ka hapur tashmë rrugë jo vetëm ndërtimit të kullës në pronësi të të vëllait, por edhe vjedhjen e një hapësire prej mijëra metrash katrorë, që aty të ndërtohet një parking nëntokësor dhe një oborr për kullën “kryeministrore”.
Për më tepër lexoni statusin e Berishës:
Kulla 24 kateshe “Kristaq Rama” shpërblehet me 2660 m2 toke publike!?!?!
Te dashur miq, kulla 24 kateshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 te Edvin Kristaq Rames, shperblehet me 2660 meter katror toke publike te Sheshit Italia, per oborr dhe ndertimin e parkingut nentokesor. Keshtu, vellezerit Olsi dhe Edvin, pas perzenies me lezet dhe sukses te Sheratonit nga Shqiperia, heqjes se TVSH per hotele si i tyre 24 katesh, tani bene me parking dhe oborr, duke plaçkitur token publike, kullen qe duket se do mbaje emrin e babait te tyre biologjik, Kristaq Rama.
Ky akt i shemtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e prones publike eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral, dhe permbysur sa me pare regjimin e tyre te urryer! sb/Koha Jone/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...