Google ADS

Berisha sulmon Ramën: Kim Jong-un i Shqipërisë

20:51 | 26 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish ka sulmuar Ramën në rrjetin social Facebook.

Këtë herë ai e ka krahasuar Ramën me liderin suprem të Koresë së Veriut.

“Qytetari dixhital shkruan: Vetem Rama dhe Kim Jong Un, shuajne braktisjen dhe vetmine duke pozuar me ministrat e vet! Sb”

Ky është statusi i deputetit demokrat që gjithashtu poston dy foto. Në njërën është Kim Jong Un që përqafon ushtarët e tij, ndërsa në tjetrën kryeministri Edi Rama që pozon në një sallë sporti me ministrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme