Nga një video direkte në protestë në Tiranë, ish-kryeministri i Shqipërisw, Sali Berisha kritikoi sistemin e drejtësisë, por edhe ndërkombëtarët, duke thënë se “diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria i frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis opozitës.
“Na grabitën vulën e partisë, ndonëse dy palë zgjedhje, tre votëbesime ju kishit shprehur vullnetin tuaj. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. Qeveria, mediat më të fuqishme, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh. Dhe së fundmi, njësoj si në Rusinë e Putinit, lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë.
Të gjitha këto vetëm e vetëm se ai, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, denoncoi fuqishëm korrupsionin qeveritar dhe atë ndërkombëtar. Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër të qenies së qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm pse ai mbrojti i palëkundur interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet antishqiptare, por edhe antieuropiane, serbo-ruse, të Aleksandër Vuçiçit, argatit të tij Edi Rama, të mbështetura fuqimisht nga Sergej Lavrov, por jo më pak edhe nga Aleksandër Soros. Dhe në fakt, për të gjitha këto sot, ne nuk duhej të ekzistonim politikisht.
Por ne fituam miq! E gjithë kjo luftë kundër nesh u bë që sot ne të ishim të përçarë, të ishim të shtrirë përtokë, që sot ne të mos ishim këtu. Që Shqipëria sot të mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën, ne realizuam atë që nuk e parashikonte asnjë njeri. Asnjë opozitë në planet nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare që u bënë ndaj ndesh. Siç nuk ekziston opozitë në Rusi,Bjellorusi, Iran apo Uganda ku janë marrë masa të të njëjta si këto kundër nesh.
Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj. Po, po. Si heronj të të vërtetës, heronj të guximit dhe dinjitetit njerëzor. heronj të pluralizmit, heronj të antikorrupsionit, heronj të atdhetarizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara”, tha Berisha./tch
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë