Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
“Në qoftë se në vlerësimin e tërmetit të 22 shtatorit, i cili, të paktën 1500 pallate, objekte, shtëpi i dëmtoi, rrafshoi mbi 50 banesa, në qoftë se do mbahej qëndrimi zyrtar serioz ndaj dëmeve të atij tërmeti, sot ata 24 qytetarë të Thumanës do ishin midis nesh, do ishte midis nesh komisari i shkëlqyer Bajram Hajdarmetaj, do ishin midis nesh shumë të tjerë.”
Në një intervistë për Televizion Klan, Kryeministrin Rama e akuzon si të papërgjegjshëm jo vetëm për shpërfilljen që i bëri paralajmërimit të bërë nga Presidenti Meta, por edhe menaxhimit të situatës.
“Me gjithë paralajmërimin shumë serioz që bëri Presidenti i Republikës për të qëndruar si për pasojat e tij dhe për tu përgatitur për të tjerat… por si na gjeti në tërmeti? Kurrë më parë nuk e ka gjetur këtë vend më të papërgatitur”.
Më tej shkon në akuza kur flet edhe për korrupsion.
“Ekipi i ndihmës nuk kishin as dorëza për të hequr rrënojat, në një kohë kur të gjitha ndodheshin në depo të sjella nga Banka Botërore që në kohën e qeverisë së mëparshme dhe më vonë. Gjithçka ekzistonte, por nuk ekzistonte përgjegjësia njerëzore për t’i dalë zot situatës së krijuar. Nuk kishte qen me nuhatje molekulare, sepse Ardi Veliu paçka se taksapaguesit i jepnin 1 milion euro për shkollën e qenëve, kishte vendosur t’i eksportonin nga Italia, dhe katër prej qenëve që solli nuk kishin nuhatje, pra i hëngri korrupsioni.”
Tallje e cilëson shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore kur flet për mungesën e fondit të rezervës prej 1.4 miliardë lekë, që sipas tij nuk është vënë në dispozicion nga qeveria për të prekurit nga tërmeti.
“Kanë kaluar tre javë pa fondit e gjendjes së jashtëzakonshme, është një tallje amorale cinike. Gjithsej janë përdorur 7 milion lekë të reja për të dëmshpërblyer familjet e viktimave, në çformë? Në formën me cinike, më të turpshme”.
Akuza ngre edhe për skemën e dëmshpërblimit dhe rivlerësimit të banesave të dëmtuara.
“1 milion lekë për familje, kanë qenë 8, 9 apo 1 viktimë, ky ka përdorur formën që përdor policia me falsitet në raste krimi. Mund të jenë mbi 100 ose 120 mijë objekte të dëmtuara që kanë nevojë për vlerësim jo për tu shembur, deri sot nuk është vlerësuar as 1/10, sepse për t’i vlerësuar duhet t’i kontraktosh, por duhet të paguash, do u japësh dietën, naftën. Katastrofë është gjendja e ndihmave”.
Shtyrjen me tre muaj të fatkeqësisë natyrore e sheh si thellim të katastrofës.
“Ka vetëm përpjekje demoniake për të shpëtuar imazhin e tij të nxirë, përgjegjësinë e tij kriminale për këtë situatë”.
Aspak nuk beson se në bankën të të akuzuarve Prokuroria do të çojë autorët e vërtetë që shkaktuan tragjedinë e 26 Nëntorit.
“Para 11 vitesh ndodhi në Gjirokastrës dhe u shemb një pallat, sepse një firmë ndërtimi po ndërtonte të vetin dhe ia do dobësoi themelet, u arrestuan nja 9 dhe u dënuan me burg 5. Kurse këtu janë shembur me dhjetëra pallate dhe janë arrestuar 8 apo 9 vetë, sepse këtu të gjitha fijet shkojnë tek Gjushi, shkojnë direkt te Edi Rama, shkojnë tek Artur Bushi. Thuhet që ai Drejtori i Institutit të Ndërtimeve ka dhënë certifikata për pallatet që janë përmbys në Shtator, në qoftë se është kështu vendin e ka në hetuesi dhe jo ekraneve televizive për të bërë deklarata”.
Si çdo shqiptar ka dhënë kontributin e tij për të dëmtuarit e tërmetit.
“Unë kam kontribuar me të ardhurat e mia, një muaj e gjysme, i kam kërkuar dhe i ka kaluar banka, nga banka, ajo që më vjen si rrogë, tek Kryqi i Kuq Shqiptar, natyrisht kanë kontribuar familjarët e mi, edhe ata në mënyrën më të mundshme”.
Krahas tërmetit e shqetëson edhe nisma që maxhoranca pritet të kalojë për votim të mërkurën në seancë plenare e njohur si paketa antishpifje.
“Ky është një dhunim i egër i lirisë së fjalës, shprehjes, mediave dhe ky është një kushtrim për çdo shqiptar për të konsideruar këtë emergjencën më të rrezikshme kombëtare.”
Berisha i njeh vetes meritën e dekriminalizimit të shpifjes në media, gjatë kohës kur ishte në pushtet dhe thotë se në vitet 2005-2013 qeveria e drejtuar prej tij ndaloi çdo padi ndaj gazetarëve.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...