Google ADS

Berisha: Shteti ka dështuar, ligjin e bëjnë maskat

19:41 | 26 Prill 2018
Arbresh.info

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një tentative për grabitje humbi jetën 52 vjeçari Agim Buçi dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita, reagoi sot edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se ligjin në Shqipëri gjithnjë e më shumë po e bëjnë maskat, të cilat po vrasin e po plaçkisin.

Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë më të madhe qeverinë, të cilën ai e quan ekzekutivin e drogës dhe krimit.

Reagimi

Maskat vrasin e plaçkisin perseri. Ato bejne ligjin!

Te dashur miq, nje qytetar, nje prind, baba, bashkeshort, nje hero i vertet i familjes se tij, Agim Buci u ekzekutua mbreme nga maskat ne mbrojtje te biznesit te tij.

Bashkeshortja e tij u plagos rende.

Kjo ngjarje tronditi thelle qytetin e Kamzes dhe Tiranen!

Duk shprehur dhimbjen, solidaritetin dhe ngushellimet me te sinqerta familjes Buci per kete humbje tragjike te pakompensueshme dhe uruar sherim te shpejte zonjes Buci, denoj dhe nje here me ashpersine me te madhe qeverine e droges dhe krimit ne teresi dhe Fatzi Xhafen ne veçanti, per lidhjet e tyre me krimin dhe per deshtimin e plote te narkopolicisr se shtetit ne garantimin e rendit dhe sigurise se jetes te qytetareve./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme