Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilësoi si të njëanshëm qëndrimin e mbajtur nga Ambasadori amerikan Donald Lu në lidhje me protestën e djeshme të opozitës para Parlamentit.
Berisha tha se përgjakja e një deputeteve nuk duhej t’i shpëtonte asnjë ambasadori, referuar dhunës së ushtruar nga policia ndaj deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi.
“U dhunua një deputete, a tha një fjalë shkëlqesia e tij? Deputetja Kërpaçi ishte dhunuar dhe nuk ka akt më të shëmtuar se përgjakja e një gruaje, vajze, siç ndodhi dje. Përgjakja e deputetes nuk mund ti kalonte asnjë ambasadori. Ai ka një anësi ekzemplare”, tha Berisha në studion e Ora News.
Berisha tha se ka pasur marrëdhënie të mira me Ambasadorët Arvizu dhe Lu, por çdokush ka marrëdhëniet me kombin e tij.
Ish-kryeministri tha se Ambasadori Lu e ambasadorja e BE, Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Edi Ramës në SHBA e BE.
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës, Mark Frroku dhe Arben Ndoka? A të kujtojnë gjë posterat e tyre me një ambasador, e pas kaq kohësh kthehet në Shqipëri e shan administratën e tij? Fushatë elektorale me të dy. Me paraardhësin e tij, Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën. Marrëdhëniet e mia me Arvizu e Lu janë shumë të mira, por marrëdhëniet secili i ka me Kombin e vet. Kur e nxorën pa një detyrë, erdhi në Shqipëri e shau administratën e tij”, tha Berisha.
Në vijim Berisha tha se deputeten Kërpaçi e përgjaku policia dhe më pas dolën dhe thonin nuk e bëmë ne.
“As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. E bëri policia e duhet të mbajë përgjegjësi. Policia doli në deklaratë. Kush e krijoi pritën? Edi Rama e bëri, si mund të gjakosësh një deputete, të detyrosh deputeten të të gjuajë me çizme, në një akt legjitim sa nuk ka ku shkon më. Në atë që quhet përgjegjësi, para se të kryesh një akt, duhet të mendosh pasojat. Kush e përgjaku deputeten? Rrinte e shante dhe hëngri çizmen. i dëgjoja unë ato që thoshte, fjalët me ordinere. Kush e bëri parlamentin në atë gjendje?”, tha Berisha./ora news/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...