Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi sërish qeverinë për krizën energjetike, e cila mund ta detyrojë atë të rrisë çmimin e energjisë dhe për konsumatorët.
Në një tryezë me ekspertë për krizën në sistemin energjetik të organizuar në selinë e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se kriza energjetike në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë apo motit, por si pasojë e vjedhjes dhe plaçkitjes.
Për Berishën, në vitin 2021 pati prodhim rekord të energjisë, por ajo u shit me çmim më të ulët nga sa ishte në bursa, duke hedhur në këtë mënyrë një akuzë për vjedhje të diferencës.
“Ky është një problem themelor i Shqipërisë, Evropës, tani në hijen e luftës, agresionit rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa më të mëdha. Shqipëria, vendi i vetëm në Evropë që ka 3-4 fishuar çmimin e energjisë për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë çmimin dhe për konsumatorët. Jemi vendi i vetëm që taksojmë naftën mbi 1 euro për litër dhe ka një prej çmimeve më të larta në Evropë”, ka shtuar Berisha.
“Shqipëria nuk është një ishull, është pjesë e kontinentit. Me gjithë këtë në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se të tjerët ndikimin mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën, pasi energjia e saj në masën 96-98% është tërësisht ujore dhe prodhohet me koston më të ulët se në çdo vend tjetër”, ka theksuar Berisha.
“Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, është rreth 8.9 miliardë kilovatë/orë. Pra, duke pasur parasysh këta faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton lehtësisht se shkaku i krizës energjetikë nuk është moti, nuk është lufta, por është plaçkitja dhe grabitja në këto sipërmarrje”, ka thënë ish-kryeministri.
“Nuk ka vend tjetër si Shqipëria që zbraz digat dhe e shet energjinë me 42 euro kur në bursë është 130 euro. Kjo ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energjinë me 300 euro në një kohë kur atë ditë në bursë është shitur me 150 euro. Kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Ai që shiti energjinë me 42 euro, ai këtë energji që shiti ndau paranë me blerësin, pasi ai e shiti dikur me çmimin e bursës. Kemi të bëjmë me një regjim kleptokratik të këtyre sipërmarrjeve që faktikisht janë të falimentuara pasi borxhi i tyre ka kaluar 1 miliard euro”, tha Berisha.
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...