Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zbuluar takimin e zhvilluar me ish-eurodeputetin gjerman Elmar Brok, i cili ishte këtë javë në Tiranë dhe zhvilloi disa takime me demokratët.
Në takimin e zhvilluar me Brok, Berisha ka shpjeguar se gjermani i ka kërkuar atij se në SHBA dhe në Bruksel e shohin me shqetësim këtë situatë pasi ish-kryeministri është i vjetër për të rimarrë kreun e PD-së.
“Nuk ka pasur negociator apo ndërmjetës. Ka pasur një zhvillim, një personaliteti i PE-së, mik i imi që ka bashkëpunuar me Bashën, erdhi në Tiranë dhe unë kam shpjeguar atë çka ai më tha. Më thotë ai: ‘Sali në SHBA dhe Bruksel ka një problem se Berisha është në moshë për këtë detyrë’. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh pse duan 100 vetë dhe asnjë nuk rikthehet dot. Rikthimi është një proces kompleks, ka të bëjë me një sërë faktorësh. Së dyti, vetë fakti që mund të mendojë se kush duhet ose jo, të jetë kryetar i PD-së më bën mua të mendoj për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje për cilindo për të përcaktuar se kush do të kandidojë. Në Uashington nuk mund të thotë ndokush për moshën e Berishës, kur SHBA-të e drejtojnë ata që kanë moshën e Berishës”, u shpreh Berisha për News 24.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...