Ish-kryeministri Sali Berisha foli për fitoren e Joe Biden si President i SHBA.
Berisha tregoi për dy takimet me Biden, ku u shpreh se ai i ka thënë fjalët më të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk ja ka thënë kurrë asnjë burrë shteti.
Mes të tjerash, ish-kryeministri theksoi se Joe Biden do të bëjë gjëra të mëdha edhe për arritjen e një marrëveshjeje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se edhe marrëveshja e fundit në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap mjaft pozitiv nga Donald Trump.
“Do të thotë një shef ekzekutiv i SHBA me njohuri të thella për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, me qëndrime të përcaktuara njëkohësisht miqësore. Unë e kam takuar dy herë si zv.president Joe Biden dhe ruaj kujtime shumë të veçanta. Bisedat kanë qenë të shkurtra, vetëm për Shqipërinë. Fjalët e tij për Shqipërinë kanë qenë më të veçantat që më ka thënë ndonjëherë ndonjë burrë shteti. Kurse Donald Trump, ndonëse në vitet e para të presidencës pa ndonjë motiv të spikatur për rajonin, në fund tregoi një interes shumë të gjallë dhe të veçantë për marrëveshjen Kosovë-Serbi. I bëri kombit shqiptar një shërbim të madh të pamohueshëm, njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe shtroi një sërë çështjesh për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse Biden është me një histori të thellë e të gjatë, por edhe miqësor, për Shqipërinë e shqiptarët, Donald Trump u angazhua së fundi me rezultate konkrete”, u shpreh ish-kryeministri në emisionin “Kjo Javë”, në News24.
A mendoni se do të ndikojë Presidenca Biden në rrugën e integrimit të Shqipërisë?
Mendoj se SHBA, pavarësisht se kush ka qenë president, kanë pasur si dëshirë dhe përpjekje ndihmën për Shqipërinë për integrimin në BE. Nuk mendoj se kjo ndihmë apo dëshirë ka munguar në administratën aktuale.
Po sa i takon Kosovës si do ndikojë Presidenca Biden?
Në raport me Kosovën mendoj se Presidenca Biden do vazhdojë përpjekjet, do bëjë përpjekje të mëdha, për një marrëveshje të ndershme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për zgjidhjen e një sërë problemesh të mëdha që ekzistojnë mes këtyre dy vendeve.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...