Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mëngjesin e kësaj të marte se nuk do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes për t’u marë në pyetje nga GJKKO.
Teksa po hynte në selinë blu, Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të ishte prezentë në gjykatë në orën 14:00.
Në përgjigjen e tij Berisha theksoi se nuk i ka kundërshtuar kurrë vendimet e organeve të drejtësisë, por me kushtin e vetëm që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën.
Ish-kryeministri theksoi se ligji e ndalon që të merren masa sigurie ndaj deputetëve për shkak të imunitetit dhe ndaj ai do të respektojë procedurat kushtetuese.
“Kurrë nuk kam kundërshtuar dhe s’do kundërshtoj një urdhër të organeve gjyqësore me të vetmin kusht që ato të jenë në respect të Kushtetutës. I gatshëm t’i përgjigjem çdo pyetjeje, por kurrë për vendime anti kushtetuese. Nuk e bëj për vete këtë. Jam njeriu që kam dërguar në parlament ligjin që vendoste barazin e plotë midis çdo zyrtari dhe qytetari në Kushtetutë, këtë ligj e ktheu me forcën e kartonit Edi Rama. Jam gati ta votoj nesër, por përderisa është në Kushtetutë nuk mund të pranojë asnjë lloj kompromisi për ta shkelur atë”, tha Berisha. /euronews
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...