Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë nuk mund të shkelë Kushtetutën.
Ka qenë kjo deklarata e avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një intervistë për Euronews Albania, ditën kur Berisha duhet të shkonte në SPAK dhe vendosi të mos zbatonte urdhrin e GJKKO-së.
Gjokutaj sqaroi përsëri për Euronews se vendimi që Berisha duhet të paraqitet në SPAK nuk është zbardhur ende nga gjykata.
“Nuk dimë në atë vendim se çfarë është shkruar, si është shkruar. Besoj ju s’keni parë vendim të shkruar, sepse nuk ka, nuk është zbardhur. As ne, por që posaçërisht ne kemi mënyrë tjetër komunikimi brenda procesit, pra ne komunikohemi nga Gjykata në formë të shkruar të vendimit, të zbardhur dhe të arsyetuar, mbi bazën e të cilit ne lexojmë urdhërimet e gjykatës, por shikojmë dhe shkaqet për të cilat ai vendim do të ankimohet nga ana jonë në Gjykatën e Apelit,” – u shpreh Gjokutaj, duke e cilësuar këtë një shkelje tjetër të Gjykatës që po tenton të humbasë afatin e ankimit.
Ai tha se sidoqoftë kanë marrë masa në sigurimin e afatit procedurial. Sipas Gjokutajt, gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur me dashje Kushtetutën.
Avokati deklaroi se procesi nuk do të kishte asnjë problem nëse gjykata do e konsumonte detyrën e saj në funksion të ligjit.
“Kjo gjykatë e caktuar që më parë për gjykimin e kësaj çështje me këta prokurorë dhe këta të caktuar përpara, edhe me avokat kryesisht të caktuar dhe emëruar posaçërisht për këtë çështje, kjo është shkelja për të cilën përgjegjësia nuk është e zotit Berisha, prandaj ligji thotë, komunikimi bëhet në banesë ose vendin e punës. Vendi i punës i zotit Berisha është Kuvendi dhe nuk është Partia Demokratike. Ju i dini shumë mirë vajtjet demonstrative në 11 të natës dhe zoti Berisha, jo si një person nën hetim, por si një qytetar së pari, si një deputet, si ish-president dhe ish-kryeministër dhe si një burrë shteti po respekton Kushtetutën,” – u shpreh Gjokutaj.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos