Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion tha se me izolimin e tij, Shqipëria është bërë si Tunizi në Ballkan.
Mes tjerash ai theksoi se Rama me drejtësinë e tij të pavarur, të re, një organizatë e vërtetë kriminale, vendosi në arrest shtëpie kryetarin e partisë më të madhe opozitare pa asnjë fakt, dokument, provë të vetme, thjesht shpallur në hetim.
Gjithashtu ai shtoi se 20 shkurti tregoi se cila është fuqia e tyre.
“Të gjithëve u kujtohet se si 4 muaj më parë, pas samitit të BE në Tiranë, përfaqësuesi i BE u tha shqiptarëve se në dhjetor do merrni një lajm të madh.
E vërteta është se ai tha atë që dinte dhe nuk shpiku. Tha se në dhjetor lajmi i madh do të ishte hapja e negociatave. Por çfarë bëri Edi Rama ndërkohë?
Edi Rama ndërkohë bllokoi parlamentin, mohoi të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament. Nuk lejoi krijimin e komisioneve hetimore për vjedhjet e tij.
Nuk lejoi krijimin e komisionit hetimor për aferën McGonigal, për sterilizimin, nuk lejoi hetimin e Dubai City dhe vjedhjeve të tjera.
Edi Rama me drejtësinë e tij të pavarur, të re, një organizatë e vërtetë kriminale, vendosi në arrest shtëpie kryetarin e partisë më të madhe opozitare pa asnjë fakt, dokument, provë të vetme, thjesht shpallur në hetim. Miqtë e mi, ju thashë pra, tjetër është gjeopolitika, tjetër është realiteti.
Gjeopolitika i jep Shqipërisë një vend të veçantë, brinja më perëndimore e gadishullit.
Realiteti e tregon Shqipërinë Ugandën e Muselinit, me lider të opozitës të arrestuar.
E tregon Shqipërinë një Tunizi në Ballkan me lider të opozitës të arrestuar.
E tregon Shqipërinë një Taxhikistan në Ballkan, në të cilin deputetët e opozitës nuk kanë asnjë të drejtë.
Miqtë e mi, të gjitha këto dëshmojnë se sa jetike dhe vendimtare është sakrifica jonë për shpëtimin e Shqipërisë. Çdo shqiptar të pyesë veten vetëm një pyetje: A ka dramë më të madhe për këtë komb se sa largimi i 1.1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit? A ka komb tjetër që ka pësuar këtë dramë?
O miq, o të dashur bashkëatdhetarë, a keni dëgjuar një të huaj të qajë hallin për këtë me ju? A keni dëgjuar një fjalim të vetëm t’i kushtohet kësaj?
A keni dëgjuar një shtetar tjetër të thotë dalë se ç’bëhet me këtë komb në shkatërrim? Jo dhe jo.
Po atëherë, kush duhet t’i dalë zot? Po pse duhet të na dalin zot të tjerët, kur ne duhet t’i dalim zot? Miqtë e mi, edhe njëherë, asnjë samit, asnjë takim, asnjë vizitë s’e bën Edi Ramën më pak të keq se ç’është. S’e bën Edi Ramën më pak të korruptuar se ç’është.
Nuk e bën Edi Ramën më armik të egër se ç’është. Nuk e bën Edi Ramën më butaforik se ç’është. Më pak hajdut se ç’është. Ne jemi komb që kemi vuajtur, jemi stërkequr, por kemi ditur gjithnjë të gjejmë rrugën dhe të dalim nga e keqja.
20 shkurti tregoi se cila është fuqia jonë. Tregoi se kush është shumica politike në Shqipëri.
Tregoi se kush është shumica numerike. A do lejojmë ne të endemi në mjegullnajën e korrupsioni si çiflig i Edi Ramës apo do të marrim fatin në dorë si njerëz të lirë”- tha Berisha./euronews.al
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja