Berisha reagon për rritjen e çmimit të patentave: Qytetarët tani shkojnë në Kosovë, aty nuk vidhet

15:14 | 26 Shkurt 2023
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të patentave në vend.

Berisha ka cilësuar kreun e DPSHTRR-së, Bledi Gonxhe si një “hajdut të papërmbajtur” që ka dyfishuar çmimet e patentave.

Ai shkroi më tej se tanimë qytetarët shkojnë në Kosovë për të bërë patentën, pasi sipas tij “aty nuk vidhet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme