Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ishte i pari që denoncoi publikisht përdhunimin e të miturës në Kavajë, ka reaguar sërish për këtë ngjarje të rëndë duke hedhur akuza tek funksionar të lartë shtetëror.
Berisha në një postim në mediat sociale, shkruan se kjo është një ngjarje tronditëse dhe e pashembullt që ka ndodhur në shkollën “Rilindja” në Kavajë.
“Keshtu, krye krye kreu i saj, ndonese ka kaluar nje jave qe nga krimi qe ka tmerruar mbare shoqerine, ne diarene e tij te perditshme nuk ka shqiperuar nje fjale te vetme per te mbeshtetur viktimen dhe denuar autoret e krimit te shemtuar dhe aktin e tyre ne nje institucion shteteror”, shkruan ndër të tjera Berisha.
POSTIMI I PLOTË
Kronika e fundit tragjike nga Vjolistani!
Krye kreu dhe qeveria e Narkoshtetit reaguan ndaj perdhunimit kolektiv te nxeneses si ne Vjolistan!
Te dashur miq, nje ngjarje tronditese e pashembullt ne historine e vendit ndodhi ne shkollen “Rilindja”, Kavaje.
Qe nga tetori i vitit te kaluar nje nxenese 14 vjeçare e marre peng me nje video erotike me te dashurin e saj u perdhunua nga nje bande prej 16 vetesh, nxenes shkolle, bashkemoshatare te saj. Rasti u be publik nga qytetari dixhital, i cili faktonte se mesuesja, drejtoresha e shkolles, policia kishin fshehur krimin e shemtuar duke qendruar ne anen e perdhunuesve. Por nje qendrim edhe me te shemtuar, me kriminal, me imoral ndaj kesaj ngjarje te pashembullt ne historine e vendit mbajti narkoqeveria e Vjolistanit.
Keshtu, krye krye kreu i saj, ndonese ka kaluar nje jave qe nga krimi qe ka tmerruar mbare shoqerine, ne diarene e tij te perditshme nuk ka shqiperuar nje fjale te vetme per te mbeshtetur viktimen dhe denuar autoret e krimit te shemtuar dhe aktin e tyre ne nje institucion shteteror.
Nje heshtje e tille kriminale nuk mund te mbaje kurre asnje zyrtar apo qeveritar ne planetin toke. Edvin Kristaq Rama, me heshtjen e tij ka folur me shume se sa me çdo fjalim te tij koprolalik. Ai nuk foli, nuk denoi aktin dhe autoret sepse perdhunuesit si Rroshi, Noka, Rraja, Balla jane heronjte e tij. Ai qendron gjithnje ne anen e tyre, i beri deputete, mbi deputete, duke deshmuar se vet ai eshte i sojit te perdhunuesve. Ai deshmon para shqiptareve standartin e tij moral te piste, katran, si njeri, burre, prind, zyrtar qeveritar dhe se eshte thjesht ne kryeperdhunues i Vjolistanit.
Ministrja e Arsimit me emer shqiptar dhe emer njeriu, nuk ka folur gjer sot asnje fjale per te denuar aktin me horror ne historine e arsimit te Shqiperise. Me heshtjen e saj kriminale ajo deshmon standartit kafsheror moral te saj qe nuk ka asnje lidhje me moralin e nje njeriu te qyteteruar, vajze, gruaje, motre, nene shqiptare.
Me heshtjen e saj kiriminale, mosdenimin e aktit dhe shprehjen e solidaritetit me viktimen, ministrja e arsimit, ndrikull Shahini meriton te quhet ‘ndrikull perdhunimi’. Ajo tregon se per te dhe ministrine qe ajo drejton nuk ekziston shkolla, nxenesi, mesuesi, drejtuesi, nuk ekziston edukimi, morali por vetem perdhunimi. Me kete heshtje ajo per arsye amorale te ulta si ministre arsimi ne Vjolistan qendron ne anen e perdhunuesve duke deshmuar sa ata jane heronjte e saj.
Ministri i Brendshem, Vasal Lleshaj lau duart si pilati me krimin e shemtuar duke deklaruar se policia beri korrekt detyren e saj, paçka se narkopolicia, njelloj si ne Vjolistan heshti dhe mbuloi krimin e shemtuar se paku per tre muaj rrjesht. Te besh nje deklarate te tille pas nje ngjarje makabre tregon shkretetimin dhe denatyrimin total moral, njerezor si njeri qytetar, prind, zyrtar dhe meriton te quhesh thjesht ‘Vasal perdhunimi’!
Nuk ja vlen te ndalem ketu tek zedhenesja e Vjolistanit, Spiropali, qe ne vend te denimit te aktit horror dhe solidarizimin me viktimen sulmon opoziten dhe tregon filmat e hollivudit per te mbrojtur perdhunuesit, heronjte e saj, duke deshmuar se nuk e lidh asgje ne bote me nje vjaze, grua, moter, eshte vite drite larg moralit njerezor dhe eshte thjesht ‘zedhenese perdhunimi’.
Miq, u ndala ne kete analize me qellimin e vetem per te zgjuar vemendjen e nxenesve dhe prinderve por dhe mbare shoqerise ne dore te kujt jane sot fatet e shkollimit te femijeve tane. sb
ps: Keto dite ne Drenas ne Kosove nje nxenese 16 vjeçare u perdhunua nga nje polic dhe nje mesues. Krimin e shemtuar e denoi me ashpersine me te madhe me protesta te fuqishme shoqeria civile e Kosoves si dhe Kryeministri dhe zyrtaret me te larte te saj. Kosova se paku nuk eshte Vjolistan por reagoi si nje vend i qytetruar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...