Kriza politike po mbërrin kulmin e vet. Shurdhëria e Edi Ramës dhe varësia e tij nga krimi i organizuar po sjell kërkimin e zgjidhjeve të qarta.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Parlamenti i qytetarëve ka qenë dje më i thjeshti në alternativat që propozon, kur i ka kujtuar kryeministrit ende në detyrë se duhet të shfrytëzojë ditët e mëshirës, pasi dy janë rrugët për kryeministrin: burgu ose fataliteti. Duke kujtuar se protesta nuk dështon kurrë, ai ka detajuar se protesta e ardhshme do e çojë qeverinë në Lanë, nëse ajo zgjedh të mos i bindet zërit të qytetarëve
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Parlamenti i qytetarëve ka qenë më i ashpër se kurrë, teksa gjatë fjalës së tij ka paralajmëruar prerë Edi Ramën. Në ditën e 41-të çadrës së lirisë, Berisha duke i kujtuar Ramës që t’i marrë këto ditë si ditë mëshirë, theksoi se dy janë rrugët për kryeministrin:burgu ose fataliteti. Duke folur rreth situatës së kanabisit, ish kryeministri tha se jemi në një betejë vendimtare ku nuk humbasim kurrë, do ta fshijmë nga faqja e dheut drogën dhe Ramën. “Jemi në ditën e 41 të fitores tonë, në ditën e 41 të marshit tonë të pa ndaluar në fitoren tonë. Në ditën e 41, të një vendosmërie absolute për të mbrojtur atë që është vlera më e shenjtë, votën e lirë. Kjo betejë është një betejë vendimtare në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Rama ta ketë të qarte se në çdo moment që të vendosin këta qytetarë ky bulevard do të ketë qindra mijëra. Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton. Them si ditë mëshire se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke. Poshtërimi që ti i ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhunimi që i bëre 2015, kriminelët që solle në pushtet janë akt-akuza e këtij populli ndaj teje. Ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. Të jesh i bindur se me lecka do përfundosh në ujëra e Lanës aty ku e ke vendin”, tha Berisha. Më tej, duke sjellë në vëmendje situatën e kanabisit, ish kryeministri theksoi se kjo vello e zezë kanabisi përmbyset vetëm duke shporrur prej leckash eskobarin e ballkanit. “Kjo gjendje në të cilën ky kryebandit ka zhytur Shqipërinë, kjo vello e zezë kanabisi, kjo nuk shqitet as me thirrje as me sllogane, kjo përmbyset me të gjitha format e mosbindjes civile, për ta shporrur eskobarin me lecka nga pushtetit. Edi Rama i ka bërë gjëmën vendit. Sot vendi në mbarë botën thirret Kolumbia e Europës, por Kolumbia kishte një qeveri që ditë e natën luftonte drogën”. Berisha më tej duke e cilësuar Ramën si “eskobar të drogës”, e akuzoi si të përfshirë në trafikun e kanabisit dhe tha se bashkë me trafikantët e shpërndarë në 12 qarqe kërkon të vjedhë zgjedhjet e 18 qershorit. “Ku janë 1 mijë ton kanabis sot? Të gjitha në magazinat e policisë, ushtrisë, të gjitha rezervat shtetërore. Pra kemi të bëjmë këtu me një regjim që trafikon drogë çdo natë. A nuk thanë në 2015 përfaqësues të ODIHR/OSBE se votën e diktoj krimin. Nëse në 2015 ishin dy banda, sot janë 12 banda, sot të gjitha qarqet dominohen nga bandat. Po pse me këta do na i marrësh vetën ti?”, tha Berisha.
Rama ka krijuar bankën e tij për të pastruar paratë me ‘hanëmin’/Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë të ditur kreu të qeverisë se një ditë do të përgjigjet “me burg” para qytetarëve për paratë që u ka grabitur dhe që po i pastron përmes bankës së drejtuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. “Edi Rama ka krijuar bankën e vet! – tha Berisha nga sheshi i protestës sot. – Ka emëruar “hanëmen”, zonjën Basha, në krye të bankës për të pastruar paratë e tij! Ja ku po të themi se edhe prapa diellit, paratë e tua do t’i gjejmë dhe një për një do të përgjigjesh me vite burgu për paratë e vjedhura!” theksoi ai.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...