Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zgjodhi konferencën për shtyp të kësaj të premteje që t’i jepte përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë në Kuvend e quaji të “vdekur” politikisht.
Berisha tha se jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri e mund Ramën. Ish-kryeministri tutje u shpreh se Rama është në panik pasi e di që demokratët do ta mundin.
“T’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Merrni dhe shihni kur doli.. një ngjyrë limon i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri dhe fliste, sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Tani unë kundërshtar e kam, por prapë nuk humbas ndjenjat njerëzore. Uroj të gjejë kurajo se atë e ka kapur një panik i vërtetë. E vërteta është që demokratët do ta mundin atë. E vërteta është po e them dhe njëherë këtu, që jo për së gjalli, por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Në kuptimin që ai ka një trashëgimi më negativen që mund të ketë njeriu, kurse kjo tjetra është e kundërta”, tha ai, shkruan tvklan.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...