Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje nga Kuçova për Policinë e Shtetit. Berisha shkruan se “Noriega” dje bëri atë që nuk e ka bërë as diktatorit i fundit komunist.
Sipas tij, me këtë thirrje Rama tregon qartë se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen.
“Në narko-republikën e Noriegës, zgjedhjet janë farsë, ligjet janë letër e vdekur, çunat e krimit janë vetëm militantë të partisë-shtet, partisë kanabiste.
Ndaj dhe Noriega, dje bëri atë që nuk e ka bërë as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit lëshoi klithmën që vijon: ‘U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE.’
Me këtë thirrje Edi Rama tregon qartë dhe përfundimisht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në foto keni edhe përcaktimet ligjore, të cilat për Noriegën janë thjeshte një letër higjienike apo letër e vdekur”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe ligjin që ndalon lidhjen e policisë me politikën.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...