Berisha: Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore! Evropa dështoi në dialogun Prishtinë-Beograd

08:33 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-kryeministri, Sali Berisha, një prej politikanëve më të rëndësishëm të Shqipërisë pas viteve 90 ndau mendimet e tij rreth situatës politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Berisha u shpreh në RTV Ora i ashpër me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për revolucion popullor. Sipas tij, Rama largohet me lëvizje të fuqishme popullore.

Sali Berisha: Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Unë mendoj se Edi Rama qëndron në pushtet, bëhet më kriminel, më i rrezikshëm, më përbindësh, më anti-shqiptar dhe sjell më të kqijat për këtë vend. Ai duhet të largohet me revolucion popullor.

Sa i takon fondeve që Shqipëria mori për rindërtimin pas tërmetit, Berisha tha se qytetarët do të zhgënjehen, pasi ato donacionet do menaxhohen nga ai që ish-kryeministri e quajti hajdut, Arben Ahmetaj.

Rama, tha ish-kryeministri, është “peng” i Beogradit, pasi mbështeti shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që do të arrijnë zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Evropa dështoi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme