Berisha: Rama i shfazuar, ja ç’bëjnë policët në hotele

18:36 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha protestës së nesërme të opozitës pritet t’i bashkohen shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, por jo vetëm.

Ai thotë se në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri mijëra shqiptarë dhe se një gjë e tillë ka trembur kryeministrin e vendit Edi Rama. Referuar denoncimit të një qytetari dixhital Berisha thotë se Rama i ka dhënë urdhër policisë të shkojë në çdo hotel të Tiranës, Durrësit e Vlorës e të kërkojnë informacione për kosovarët e akomoduar.

STATUSI I PLOTE
Shfazohet i tmerruar Rama nga Kosovarofobia!
“Pershendetje dr me urdher te Rames ka shku policia ne gjithe hotelet e tiranes durresit dhe vlores dhe u ka kerkuar qe ti japin info per te gjithe kosovaret qe do ken ne hotel
Policia u ben reprezale hoteleve per tu marr identitetin e klienteve kosovar.”
Miq, albanofobi Edvin Kristaq Mbatharaku eshte i tmerruar edhe nga mijra shqiptare qe kane hyre 24 oret e fundit ne Shqiperi nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi Presheva, Milano, Vjena, Hamburgu, Londra, Parisi.
Duke denuar qendrimet e tij prej mbatharaku te lemeritur, pershendes vellazerisht te gjithe ata shqiptare qe kane ardhur dhe po vijne per te deshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokracise ne Shqiperi. sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme