Ish-kryeministri Sali Berisha, të martën, deklaroi se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç po ngrejnë Serbinë e Madhe.
I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH me gazetarin Lutfi Dervishi, ish-kryeministri Berisha tha se ku e bazon Vuçiç ndryshimin e kufijve me Kosovën, pasi nuk ekziston asnjë dokument apo letër për këtë gjë.
Berisha mendon se një gjë të tillë, ai e bazon vetëm te argatët e tij në Prishtinë dhe Tiranë.
“Edi Rama dhe argati i serbëve në Prishtinë po punojnë për Serbinë e Madhe. Çfarë ka ky Vuçiç. Ai është shprehur se me argatët e tij në Prishtinë do të bëjë Serbinë e Madhe. Por çfarë do të ndodhë nesër ngrihet Tetova, nëse bëhen 10 Mitrovica në Ballkan?’, – është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë