Berisha: Rama dhe Lleshaj po zhvendosin votuesit e opozitës, do dënohet 3 herë nga 60 vite burg

22:27 | 29 Shtator 2020
A. B.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e “Temporas” në Rtv Ora se opozita do të dokumentojë të gjitha shkeljet e qeverisë Rama për manipulimin e zgjedhjeve, përfshirë rastet e fundit të denoncuara nga “BOOM” për zhvendosjen e votuesve opozitarë.

Ndërsa zbuloi skemën që po ndjek Ministria e Brendshme me listat e votuesve, Berisha pati një paralajmërim të fortë për Ramën.

Berisha: Opozita do të bëjë gjithçka për të dokumentuar çdo gjë por opozita është aktualisht dhe do të jetë fitimtare e zgjedhjeve të 25 prillit. Një rikujtesë i bëj Edi Ramës: Mos tento të shndërrosh 25 prillin në 20 shkurt! 20 shkurti ishte me shtatore bronzi kur 25 prilli mund të jetë edhe fundi yt më i merituar. Po e paralajmëroj. Do largohet me votë, opozita do të shkojë në zgjedhje. Opozita po tregon një pjekuri shumë të madhe në këtë proces.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama së bashku me ministrin Lleshaj po zhvendosin votuesit e opozitës.

Berisha shtoi se Rama veprat penale që ka bërë do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg.

Berisha: Shfrytëzoj rastin që të falenderoj emisionin BOOM për shërbimet që i bëjnë vendit. Kam shumë mesazhe për atë që i bën Rama vendin. Ai së bashku me Llleshajn, kanë marrë listat e votimit të zgjedhjeve lokale dhe ka nxjerrë votuesit e opozitës dhe cdo qytetar që shkon në e-albania, automatikisht, transferohen në vende ku nuk kanë asnjë lloj lidhje tjetër, pasi nuk duhet të votojnë në Tiranë.

Ky është një aspekt i skenarit të manipulimit, kurse skenari tjetër, me ndryshimet kushtetuese, Edi Rama tregoi para Evropës se është i mentalitetit si liderët afrikanë, që për të zgjatur pushtetin ndryshojnë kushtetuta. Ngjashëm si Llukashenko. Rama është tmerr të jashtëzakonshëm dhe ai e di se për veprat penale do të dënohet 3 herë nga 60 vite burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme