Berisha: Rama dhe Çako janë krenarë për suksesin e eksportit të drogës

18:50 | 2 Shtator 2017
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, lidhur me arritjet e tyre imagjinare në luftën kundër drogës.

Duke ju referuar lajmit të Syri.net, për kapjen e 2.3 tonëve drogë ditën e sotme në Itali, Berisha shkruan se Rama dhe Çako duhet të jenë krenarë për suksesin e tyre në eksportin e drogës.

Ja postimi i ish-kryeministrit në FB.

Noriega dhe Haki droga, krenarë me suksesin e madh në eksportin e drogës. Po nisin çdo javë tonelata ne Itali!!

Të dashur miq, Noriega dhe Haki droga, me operacionet e tyre të fuqishme kundër drogës dhe trafikantëve, kanë arritur kohët e fundit suksese të mëdha në eksportin e kanabisit. Kështu, çdo javë, falë luftës me zero tolerancë të tyre kundër kanabisit, ata nisin si eksport 2-12 ton hashash. Këtë herë të fundit nxorrën 1000 policë nga toka, deti dhe ajri për të bllokuar trafikantët, por jo ata që eksportojnë mall, ndaj u eksportuan 2.3 ton!?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme