Sali Berisha ka denoncuar anulimin e fondit shtesë në buxhetin e vitit 2017 për rimbursimin e fishave për matjen e glicemisë për kategorinë e fëmijëve dhe të rinjve me diabet.
Ish-kryeministri denoncoi këtë rast, bazuar në një mesazh të dërguar në adresë të tij në Facebook. Qytetari që njoftoi Berishën për anulimin e këtij fondi, e quan këtë akt një“tallje të paskrupullt” të qeverisë.
Sali Berisha thotë se “radha e ndëshkimit nga Edvini u erdhi edhe fëmijëve diabetik”.—-
Rradha e ndeshkimit nga Edvini u erdhi edhe femijeve diabetik!
Prindi dixhital denoncon: -ndeshkimin e femijeve diabetik duke hequr rimbursimin per fishat qe duhen per monitorimin e sheqerit ne gjak. -Nje femije me dibet ka nevoje thote prindi per 6 fisha ne dite apo – per 300 leke te reja Keshtu, pas zhdukjes se ilacit per femijet qe nderpresin perdorimin e droges, tani qeveria ndeshkon edhe femijet diabetike! Turp! sb
“Pershendetje zoti Berisha. Jam nje prind i nje femije diabetik nga Berati. Para disa muajsh qeveria akordoi nje fond shtese ne buxhetin e vitit 2017 per rimbursmin e fishave per matjen e glicemise ne gjak per kategorine e femijeve dhe te rinjve me diabet. Diabeti eshte semundje shume e rende me komplikacione te shumta ne shume organe nqs nuk monitorohet vazhdimisht sheqeri gjate dites. Duhen minimalisht 6 fisha ne dite me kosto 300 leke te reja. Duke menduar qe kjo semunndje ka prekur pjesen me te varfer te shoqerise shqiptare, te papune , familje pa perkrahje etj. ky vendim i qeverise ishte burim jete per gjithe keto familje. Por para 2 javesh mesojme se ky fond eshte anulluar nga qeveria. Nuk gjej dot fjalet me te renda per te shprehur indinjaten , zemerimin , shperthimin qe ndjeme nga kjo tallje e paskrupullt e qeverise me ndjenjat me humane te prinderve qe shpesh lene buken vete pa ngrene per te blere fishat e matjes. Me mire mos ta kishin bere kete premtim. Nga ana ekonomike kosto fillestare e rimbursimit te fishave , sipas shume studimeve , eshte teper e ulet ne ktahasim me kostot spitalore qe do te kete shteti per trajtimin e gjithe komlikacioneve te syte,veshkat,sistemi nervor, kardiovaskular, prerje gishtash etj.etj. qe vijne si pasoje e mosmatjes se rregullt te glicemise. Shteti i rilindjes nuk tregohet kaq doreshtrenguar kur zhduk leke ne “vrimat e zeza” te check-up -it , sterilizimit, laboratoreve etj. Ju lutemi na ndihmoni duke e ngritur kete problem aty ku mundeni. Ju falenderojme me gjithe zemer. Shendet ne familjen tuaj.”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...