Google ADS

Berisha: Protesta do të vazhdojë deri në fitore

21:49 | 2 Qershor 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në protestën e shtatë të opozitës, theksoi se protesta do të vazhdojë deri në fitore.

“Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës”, u shpreh Berisha.

Më tej, ish-kryeministri shtoi: “Anti-mitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”.

Kur u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme