Google ADS

Berisha: Po bëjmë ndryshime rrënjësore në PD

21:20 | 13 Prill 2022
L G

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, ka komentuar situatën politike brenda PD, por dhe se çfarë do të bëjë Komisioni i Rithemelimit.

Berisha tha se po punohet që të ketë ndryshime rrënjësore, dhe se anëtarësia do të ketë të drejtë jo vetëm të zgjedhë drejtuesit por edhe të gjithë kandidatët për kryetarë bashkish apo dhe kandidatët për deputetë,

Pjesë nga biseda:

Berisha: të tjerët flasin çdo natë.

Gaçe: të tjerët dalin dhe shajnë vetëm Lulin, retorika boshe.

Berisha: Jo, ju garantoj se janë të pranishëm çdo natë në studio.

Kristo: të pranishëm çdo natë po, por nuk na thonë çafër do të bëjnë me reformimin?

Berisha: Çfarë është thelbi i reformimit të Partisë Demokratike? Nga kryetarokraci në demokraci, ose antaro-demokraci. Synohet që vendimet t’i kalojnë anëtarësisë dhe votës së lirë dhe jo kryetarit.

Gaçe: Do ketë kuptim edhe statuti?

Berisha: Ndryshime të thella statutore.

Gaçe: Do të ketë kuptim se ju vetë u dogjët nga statuti?

Berisha: ka ndryshime të thella statusore. Të cilat instalojnë ko vetëm zgjedhjen një anëtar një votë për të gjithë drejtuesit e PD, por për të gjithë pushtetarët vendorë dhe deputetët që do të zgjidhen. Në bisedime me miqtë amerikanë do vijë një kompani vetëm për modelin e primareve, ne e zbatuam në zgjedhjet vendore por do e përsosim. Pse ristrukturim? Sepse në mënyrën më absurde forumet e partisë kaluan çdo lloj proporcioni. Kuvendi ishte me 7500 anëtarë por në Shqipëri sallë më të madhe se 3-4 mijë vende nuk ka.

Kristo: Do i hiqni këta 7500?

Berisha: Jo, po vazhdon puna për zgjedhjen e demokratëve.

Gaçe: Si do e bëni bashkimin kur shumica e anëtarëve thonë që ju mos jeni në PD?

Berisha: Nuk ka sens, sepse gjithçka që po ndodh në PD po ndodh në përmbysje të koncepteve ekzistuese. Në 23 vite në PD të drejtuar nga unë nuk ka patur përjashtime, këto muaj ka patur përjashtime nga kryetari.

/Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme