Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një denoncim të dërguar nga një person, ku ka hedhur akuza të forta lidhur me ngjarjen që e ndodhur pak ditë më parë, ku një makinë e policisë u godit nga një biznesmen i njohur i këtij qytetit.
Në mesazhin e publikuar, thuhet se Petrit Çela është një ndër personat me të rrezikshëm të këtij qyteti, ku njihet për gjobat që vë ndaj biznesmenëve të ndershëm të Elbasanit.
Po ashtu, Berisha në këtë mesazh ka treguar edhe një ngjarje të rëndë, ku dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit, ka nxjerrë me dhunë nga shtëpia e tij një person, pasi dëshironte që ta blinte vetë.
Statusi i Berishës
E vreteta e mafies Rama- don Lala ne Elbasan!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje i nderuar.
Ju drejtohem ju sepse nuk kam pik besimi ne asnje organ ligjzbatues te ketij shteti.Dje te gjithe degjuam deklarata te Zotit Petrit Cela qe nuk ja ka idene se kush e ka perplasur makinen e zv drejtorit te policis se elbasanit dhe se makina e tij ka qene e parkuar ne ambjentet e tregut agro-ushqimor nderkohe qe vete policia deklaroi te kunderten : eshte godituar nga audi i blinduar dhe ne audi udhetonte djali i tij Suel Cela bashke me dhendrin e kryetarit te bashkise Sokol Sanxhaktarin me pas jane larguar ne drejtim te tregut. Dje si shum here te tjera kto persona hodhen balte mbi policine e shtetit pasi e goditen policine iken vet ne polici sepse policia e elbasanit “nuk i gjen dot” dhane nje deklarate qesharake dhe dolen te palagur duke menduar per levizjen e rradhes sesi te shkatarrojne me teper banoret e ketij qytetit apo duke perulur akoma me shume policine e ketij vendi.
Vertet Petrit Cela esht nje biznesmen ne qytetin e elbasanit por pse asnje nuk po flet per djalin e tij dhe per njerzit qe e rrethojne?? Per ato njerez qe prej vitesh terrorizojne qytetin duke ushtruar dhune fizike/psikologjike,vendosin gjoba te panumerta shifra qe arrijne deri ne 80.000€ duke i mar pronat njerzve per shifra mese qesharake(Rojes se tregut Valmir Dedja qe sot esht i arrestuar i kane mare nje lokal ne afersi te universitetit A.Xhuvani per shifren e 20.000€) Apo qe nxorren nga banesa me dhune nje qytetar te ndershem sepse “per fatin e tij te keq” jetonte perballe shtepise se Qazim Sejdinit dhe ksaj shtepie iu vu syri nga dhendri i tij Sokol Sanxhaktari.
Perfundimi? Personi donte apo nuk donte u largua nga shtepia e tij duke i len vendin dhendrit te Qazimit sepse ishte vendi me ideal ku Sokol Sanxhaktari do jetonte i qete,prane vjerrit te tij zone ne te cilen policia e elbasanit as nuk e con neper mend te afrohet e jo me te ushtroje kontrolle qe te gjeje persona qe sipas tyre jan shpallur ne kerkim. Kelmend Xhaferri shoferi personal i Petrit Celes ka qen i denuar me 16 vjet burg ne Greqi per heroine te cilen e merte nga djali i tij Sueli(heroine te cilen ky person e merte nga Turqia duke e shperndare me pas drejt Europes)dhe duke qene se nuk hapi goje e ndihmuan te dale nga burgu dhe e moren si ushtar prane vetes
Nje person tjeter per te cilin ligji i sekuestrimit te pronave te vena fale parave te pista mesa duket e “ka harruar” eshte miku i ngushte i Suel Celes, Klodian Çopja i cili eshte denuar me 17 vjet heqje lirie pasi trafikoi 530 kg kokaine me vlere 60milion paund. Denim qe e vuan ne burgjet e Anglise.. Ky person eshte pronari i nje prej lokaleve me luksoze ne elbasan. Prone e cila kap vleren e 1 milion eurove dhe asnje organ nuk ka denjuar te vazhdoje procedurat e sekuestrimit te prones pasi dihet mjaft mir si esht vene pasuria e ketij personi.
Pavarsisht se esht harruar nga ligji i sekuestrimit te pronave ai nuk eshte harruar nga shoket e tij Suel Cela dhe Sokol Sanxhaktari qe bashke me vellain e Klodion Copes vazhdojne aktivitetin e paligjshem e lene pergjys nga ky person duke u vene ne krye te ketij rrjeti dhe duke e bere te lulezoj akoma me shume tani ne gjith Europen. Ky grup eshte nje kontigjent mjaft i rrezikshem kriminal qe vepron ne cdo fushe te elbasanit dhe me gjere akoma fale shtetit qe kur vjen puna te keto njerez “nuk i shikon” ose akoma me keq i ndihmon sic ndodhi para disa ditesh qe u mundua me te gjitha forcat ta fshihte ngjarjen e shemtuar qe ndodhi karshi zv drejtorit te policise. Shum e shum gjera ka “harruar” ky shtet ndaj ketyre njerzve. Jo me larg se disa muaj u kapen kamionet me droge qe vinin nga Maqedoni dhe ishin kaluar ne dogana nga agjensia doganore “Ujori” qe eshte ne pronesi te familjes Sejdini.
Ne Elbasan me shume se kudo tjeter vlen shprehja e njohur nga filmi shqiptar “Çudia me e madhe 3 dit zgjat” Te gjitha bemat kriminale te Suel Celes , Sokol Sanxhaktarit dhe Qazim Sejdinit kane zgjatur jo me shum se 3 dit duke u mbyllur e duke u harruar nga kush do. Prej vitesh rreziku kryesor per Elbasanin ka qene metalurgjiku i cili po helmon kete qytet tani eshte ky grup i mirstrukturuar kriminal qe po kercenojn jetet e te gjith banoreve te qytetit,duke helmuar rinine me droge me synim te afrojne sa me shume ushtare prane vetes qe ne nje te ardhme te afert ti perdorin ti perdorin per interesat e tyra ne dem te qytetareve te pafajshem.
Doktor jeni personi i vetem qe kam besim te shprehem pasi ne elbasan nuk jam un i vetmi qe di per kta njerez. Kto fjale dhe shum e shum te tjera qarkullojne cdo dite ne qytet sigurisht me frik sepse fjala shkon ne veshin e krimineleve dhe me pas ndeshkohesh nga ligjet ketyre njerzve. Shpresoj ta publikoni. Ju uroj shendet dhe shpresoj nje dite te vendoset drejtesia ne kete qytet.”
Gërvalla në OKB: Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova ...
Osmani takon Sheikha Moza bint Nasser, diskutojnë për bashkë...
Shefja e UNMIK-ut e quan “incident” sulmin në Ba...
Prokurorë nga SHBA vizituan institucionin e Prokurorit të Sh...
Deklarata e Haxhiut për pronën në Veternik, reagon PSRK: Dek...
3.6 miliard euro buxheti për vitin 2025, Murati: 9 për qind ...