Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të pranojë asnjë propozim nga Kryeministrit Edi Rama për emrin e presidentit të ri të vendit, ka thënë sot ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Presidenti i ri pritet të marrë detyrën në korrik të këtij viti, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së selinë e PD-së, Berisha u shpreh se nëse PD do të propozoj një emër për president, vendimi do të merret nga Këshilli Kombëtar i partisë.
“Si rregull, PD nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet me forcat të tjera politike dhe institucionet demokratike për të marrë një kandidat”, tha Berisha.
Në anën tjetër, Berisha tha se askush nuk mund të caktojë kreun e PD-së, përveç anëtarëve të partisë.
Deklarata e tij erdhi si përgjigje për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila njohu Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë të PD-së.
“Përveç anëtarëve të Partisë Demokratike me votën e lirë, asnjeri cilido qoftë ai, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë tagër të caktojnë kryetarin e Partisë Demokratike”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët nëse do të votonte kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës si president, Berisha mohoj çdo mundësi që kjo të ndodhë.
“A ka mundësi të mos bëni shaka? Ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe të mos merremi më me të”, u shpreh Berisha.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag