Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Ilva Now pranoi se propozimi i tij një vit më parë që PD të linte mandatin me qëllim që të rrëzonte kryeministrin Edi Rama kishte dështuar, pasi PD nuk kishte arritur as ta rrëzonte Ramën dhe as të pengonte zgjedhjet.
Ai e veçoi veten nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha tek e cila siç tha nuk imponohet pasi mendimet e veta i shpreh si qytetar i thjeshtë.
“Atëherë kam thënë këtë që ose duhet rrëzohet ose pastaj do jetë një gjë shumë e dëmshme për PD.
“PD nuk arriti ta rrëzojë Edi Ramës, nuk arriti të pengojë zgjedhjet. Nëse PD do të rrëzonte Edi Ramën do t’i bënte shërbimin më te jashtëzakonshme vendit, nëse do të bllokonte zgjedhjet gjithashtu. Nuk i bëri këto, por PD është në betejë e sipër. Unë atë që kam thënë dhe them është se çdo ditë pa protesta është ditë e humbur. Ky njeri, ky shkatërrues i vendit, Shqipëria po shkatërrohet”, tha Berisha.
Ish-kryeministri sheh si rrugë të vetme për largimin e kryeministrit protesta të vazhdueshme, duke bërë rezistencë me ditë të tëra derisa kreu i qeverisë të largohet nga zyra për të kërkuar siç tha, azil politik tek presidenti Vuçiq.
“Kur të vendosin 3-4 mijë shqiptarë që ta rrëzojnë Edi Rama, ai ja mbath jo në Surrel, por ka mundësi në shkretëtirat e Anadollit të gjejë ndonjë qoshe, ku të fusë kokën. i pari që ikën.
Ka dy mënyra, ka një mënyrë që të vijë të bëhet një show i madh i madh në Tiranë dhe kjo nuk është keq, ka por ka edhe një mënyrë tjetër, që tani ne do rrimë këtu dhe ti në atë zyrë nuk hyn më pa i hapur rrugë zgjedhje të vendit. Atëherë Edi Rama ikën për azil politik ose te Vuçiçi ose në ndonjë vend tjetër se e ka bërë gati atje te Vuçiçi për t’i dhënë strehim politik. Edi Rama po bëhet gati për ‘via’, do t’ja mbathi, Edi Rama është frikacak”, tha Berisha.
Sipas Berishës, kryeministri është duke i bërë gjëmën vendit me politikat e tij që nxisin largimin e shqiptarëve. Ish-kryeministri solli në vëmendje faktin se kur ai kishte ardhur në pushtet dhe gjatë gjithë kohës që kishte qeverisur vendin kishte dyfishuar rrogat për 56 mijë punonjës të administratës, ndërsa sot pagat e administratës në vend janë në nivele të pakrahasueshme me rajonin, e as me Kosovën.
“E mori Shqipërinë me rroga më të larta se 7 vende të Ballkanit, ku është Shqipëria sot? Me rroga më të ulëta, më të vogla. Kur erdha unë në pushtet rrogat ishin mjerim, dyfishova rrogat e mjekëve, arsimtarëve, infermierëve, 65 mijë punonjës të administratës nga 80 mijë. Sektori privat, meqë i rriti shteti rrogat, i rriti detyrimisht. Sot mjeku në Kosovë merr 1200 euro, në Shqipëri 600 euro, infermieri në Kosovë merr 800 euro, në Shqipëri 300, aty ku ishin janë sërish rrogat. A nuk është kjo një politikë e largimit të qytetarëve shqiptarë? – tha ish-kryeministri.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...