Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë.
Në fjalën e tij në kuvend pas përplasjes me Kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se kur “kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiruar (Rama) dhe i shndërruar në një pacient të pakururar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij”.
“Përsa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky (Edi Rama) e mori dhe e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan”, tha Berisha.
“Ky e mori Hashim Thaçin të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama, në një spirale futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Ky që do të bëhet tani patriot bashkë me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën, për anulimin e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare, gjë e cila tregonte indirekt se po përpiqej për të fshehur fajësitë që nuk ekzistonin”, shtoi Berisha./tch
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person