Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njoftoi se nesër do të ketë protesta paqësore para stacioneve të policisë në të gjithë vendin pas rastit të vdekjes së një të riu në Komisariatin e Policisë së Kavajës.
Berisha kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njoftoi protestat me titull “Stop torturave dhe vrasjeve në qeli”.
“Qelitë janë kthyer si birucat e sigurimit të shtetit”, tha Berisha në një konferencë për mediat teksa komentoi ngjarjen e fundit të Komisariatin e Kavajës.
“Nuk ka vend të lirë të botë që një hark 5-vjetor të regjistrojë 2 vdekje të të rinjve në komisariatet e policisë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që 30 vite. A u shtrua një terror i madh psikologjik ndaj Ilvi Metës që ai vendosi të vetëvritej? Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitës, por kjo nuk do të thotë të vriten njerëzit në qeli. A e vari dikush atë?”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...