Google ADS

Berisha: Pacienti ‘zero’ ka ardhur më parë në Shqipëri! Përgatitja u vonua me 2 muaj

22:15 | 19 Mars 2020
A. B.

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria ka dështuar të parapërgatitet për ardhjen e koronavirusit në Shqipëri, duke deklaruar se pacienti zero nuk është shfaqur më 9 mars, por të paktën më 2 mars.

Në intervistë për oranews, Berisha deklaroi se koronavirusi me gjasë ka hyrë prej kohësh në Shqipëri dhe një rast sipas tij e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë në Turqi, i cili foli për një rast pozitiv dhe që ky i fundit ka kaluar në aeroportin e Rinasit për të shkuar drejt SHBA-ve.

Berisha shtoi se qeveria është vonuar me të paktën 2 muaj në përgatitjen për t’i dalë në ballë luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

INTERIVSTA:

-Kam shtruar dilemën, duhet thënë e vërteta apo duhet mbuluar? Si është zgjidhja e këtij ekuacioni

Berisha: Do ta nis ku e latë ju. Do të thoja se e vërteta dhe vetëm e vërteta është rruga për të dalë, për të mundur këtë të keqe që ka pllakos jo vetëm Shqipërinë por planetin. E vërteta është se për fatin më të keq, këtu u veprua të paktën për 70-80 ditët e para të epidemisë me gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra.

Nuk kam ndërmend të bëj politikë. Nëse nuk njoghim gabimet, absolutisht vijojmë t;i përsërisim ato gabime. Nga mesi i dhjetorit deri më datën 9 mars në këtë vend nuk është karantinuar qoftë edhe një qytetar i vetëm që vinte nga Kina, nga Koreja e Jugut e më vonë nga Italia. As edhe një i vetëm. Që nga mesi i dhjetorit gjer para 3 ditësh, në mënyrë absolute, nuk është shpenzuar asnjë qindarkë. Nuk është marrë asnjë masë e vetme për t’u përgatitur nga ana mjekësor për përgatitjen e kësaj epidemie.

-Jemi vend i varfër ka thënë sot Rama, i ka dalë përpara. Pra ka thënë më bëni vërejtje realiste.

Jo nuk jemi grup i varfër, Shqipëria futet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Që do të thotë nuk jemi ne vend i varfër. Kjo do të thotë që ndenjtëm dy muaj duarkryq nga papërgjegjshmëria. Më datë 25 shkurt, kryeministri i Italisë ka shpall izolimin e plotë të 10 distrikteve të Itlisë së veriut. Për hir të së vërtetës kam kërkuar në atë kohë që këta shtetas, shqiptar apo italianë qofshin, të bllokoheshin në Shqipëri. Përkundrazi, asnjë nuk u bllokua. Tirana gumëzhinte. Janë shfaqur rastet e para në Shqipëri dhe nuk merrej asnjë masë. Dilte zëdhënësja e tyre në media dhe thoshte po pres me padurim rastin e parë të koronavirusit.

-Po akuzoni e denonconi se rasti i pacientit zero është shfaqur më parë?

Ka një dramaticitet se përsa i përket rastit zero, unë mendoj se duhet të falenderojmë Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë kishte udhëtuar nga Tirana më 2 mars dhe ishte nisur drejt SHBA-ve më pas. Ajo që mund të them unë është se u humbën më shumë se dy muaj kohë pa u marrë asnjë masë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme