Ish-kryeministri Sali Berisha në RTV Ora u shpreh se opozita duhet të përdorë të gjitha aktet e mosbindjes civile për largimin e Ramës.
Genc Sejko: A ka shance që palët të takohen diku në mes? Ndoshta në zgjedhje të parakohshme.
Sali Berisha: Jo kushti i opozitës është largimi i Edi Ramës. Besoj se opozita kur e përcaktoi këtë kusht dhe dogji mandatet me këtë kusht, nuk e kishte të lehtë, por tani ëshntë bërë shumë e qartë që këtu ka një shtet mafioz. Ky shtet nuk bën zgjedhje.
Genc Sejko: Ju e njihni Ramën. Ju kujtohet Rama kur mbronte pallatin e Dash Pezës me deputetë. Rama nuk e njeh institucionin e dorëheqjes?
Sali Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile për largimin e tij nga pushteti.
Sonila Meço: Çdo të thotë çdo mjet të mosbindjes civile?
Sali Berisha: Ka minimumi 50 e ca forma të mosbindjes civile, për ta larguar nga pushteti. Ky jeton në realitet mafioz.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...