Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një mësuesi në Rrogiozhinë, i cili thotë se pas zgjedhjeve u është ulur rroga me 12 mijë lekë.
Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar, denoncimin, ku mësuesi ka deklaruar se përveç 12 mijë lekëshit që u është hequr po diskutohet tu hiqet edhe transporti si dhe vështirësia e punës. Ai ka shkruar se nga rritja prej 50 mijë lekësh që iu bë në muajin janar po i hiqet komplet.
Postimi i plotë:
“Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek. Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb
“Pershendetje !!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...