Mes ovacioneve e thirrjeve ish-Kryeministri Sali Berisha u ngjit në podiumin e Kuvendit Kombëtar, të cilin e cilësoi si kuvendt të rithemelimit të Partisë Demokratike.
Nuk u kursye aspak ndaj Lulzim Bashës, të cilin e akuzoi si peng të Kryeministrit Rama.
Më tej e akuzoi se tentoi të ndërtonte një sistem fashist.
Në këtë betejë tha se hyri për parime e për të ringritur partinë që themeloi vetë tre dekada më parë. Ndaj dhe Foltoren e cilësoi si institucion të lirisë.
Nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga rruga e nisur me demokratët.
Lëshoi akuza edhe ndaj Kryeministrit Rama për marrëdhëniet e tij me Presidentin serb Vuçiç, për të cilin pati edhe një paralajmërim.
Një falenderim pati jo vetëm për delegatët prezentë në Kuvend, por edhe ata që nuk ishin në këtë forum./klantv/
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rr...
“Nuk është e drejtë”, Flick ‘godet’ Real Madridin për veprim...
Gjethet e hurmave për kocka dhe zemër të fortë
Si ta përballoni vetminë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev