Berisha non-grata, Gjinushi: Nuk vazhdohet më me parimin “i pari e vë dorën në korrent, të fundit e zë”

10:08 | 3 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus prje ku ndër të tjera foli edhe për lajmin e muajve të fundit, shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha Non-Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjinushi u shpreh se si ish-politikan mendon se pandëshkueshmëria në Shqipëri është kthyer në një një legjendë tashmë në Shqipëri.

“Në cilësinë e kryetarit të Akademisë nuk mund të shprehem, kurse si Skënder Gjinushi, ish-politikan, absolutisht ka shumë vetë që vetë pala tjetër i ka shpallur Non-grata me kod.

Probolemi i korrupsionit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm, sepse lidhet me performancën ekonomike, me efektivitetin.

Pandëshkueshmëria e famshme është kthyer në legjendë në Shqipëri, sepse nuk mund të vazhdohet si me shprehjen popullore që *I pari ve dorën në korrent, të fundit zë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme