Të shumta kanë qenë reagimet pas tragjedisë së ndodhur në Itali ku si pasojë e shembjes së urës kanë humbur jetën 35 persona, mes tyre dhe shqiptarë.
Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha ka shprehur ngushëllim për viktimat.
“Një ngjarje tragjike. Të dashur miq, nga këputja e papritur e një ure në Genova kanë humbur jetën dhjetëra kalimtarë, ndër ta fatkeqësisht edhe shqiptarë, dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.
Me këtë rast, duke uruar shërim të shpejtë të plagosurve, le t’ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve italiane për këtë humbje tëmadhe”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...