Google ADS

Berisha nga Korça: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

20:21 | 22 Prill 2025
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Korçë ku ka prezantuar kandidatët për këtë qark, u premtoi kredi të buta për fermerët, 5-fishim të subvencioneve, linja të buta kreditimi dhe investime në vaditje dhe kullimin e tokave.

“Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka një projekt për çdo korçare dhe korçar, për çdo shqiptare dhe shqiptar. Ky projekt është Korça, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja në zenitin e kohës së tyre, në madhështinë e potencialeve të tyre, në madhështinë e shpirtit të qytetarëve të kësaj treve, të cilët në beteja të tyre për liri, në beteja të tyre për dije, në betejën e tyre për punë dhe mirëqënie qëndrojnë në kurorën e kombit shqiptar, qëndrojnë në kurorën e qytetërimit shqiptar dhe evropian.

Korça dhe korçarë, sot përjetojnë një kohë të cilën ata kurrë nuk e meritojnë, tha Berisha, duke shtuar se, “me këtë projekt ne do bëjmë gjithçka, do ti shpallim luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri. Ne besojmë se asnjë korçare dhe asnjë korçar, se asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptar nuk duhet kurrë më të ndjejë dhimbjen e skamjes.”

“Familja, themeli i arritjeve tona tha Berisha, duke shtuar se, “mos harroni kurrë se konservator do të thotë tradicional.”

“Në këtë përpjekje ne i adresohemi më së pari asaj që është vlera jonë hyjnor, asaj që lamë mëkuar dhe rritur brez pas brezi, burrat dhe gratë më të shquara të Korçës dhe Shqipërisë, luftëtarët më të vendosur, njerëzit më punëtor, familjes korçare, familjes shqiptare. Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqenies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri.”

Gjithashtu Berisha u ka premtuar mbrojtjen e plotë e prodhimeve tuaja në sezon./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm