Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas vendimit të SPAK për të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Meta shprehet se qëllimi i vetëm i këtij veprimi është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.
“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë, kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjera qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shprehet Meta.
Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e djeshme një konference të jashtëzakonshme për media dhe i cilësoi vendimet e gjykatës ndaj tij dhe familjes se tij si sulme politike, pas intensifikimit të aksionit opozitar./euronews.al/
Lexo edhe:
SPAK për Sali Berishën: Ndryshoi ligjet në favor të dhëndrrit
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...