Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një deklaratë për mediat, teksa ndodhej në shesh mes protestuesve dhe krah Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdhos “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, ku po bën antimiting, në të njëjtën orë që po bëhet protesta e opozitës së bashkuar.
“Edi Rama po u përdhos vlonjatëve “Sheshin e Flamurit” sot. Po bën antimiting si Ramiz Alia në vitin 1991″, deklaroi Berisha, transmeton TCH.
Ish kryeministri u pyet edhe në lidhje me mbarëvejtjen e protestës së sotme, teksa edhe njëherë konfirmoi se vendimi për çdo hap i takon popullit.
“Populli është monarku dhe sovrani i këtij vendi. I takon popullit të vendosë se si do ta udhëheqë këtë protestë”, tha Berisha.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...