Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e librit të Matt Polombos për Xhorxh Soros. Ai ka zbuluar takimin e tij të parë me Xhorxh Soros në vitin 1992, deri në momentin e përplasjes mes tyre.
Berisha tha se në 92-n Soros u afrua në ndihmë të Shqipërisë, por sipas tij këto qëllime fshihnin diçka tjetër, që ishte izolimi i shoqërisë civile, të cilat duhet të mbaheshin nën kontroll.
Më tej Berisha theksoi se autori Matt Polombo ka arritur të shfaqë anën tjetër të Xhorxh Soros, duke e cilësuar atë si një betejë mes daviti dhe Golias.
“Jemi sot këtu për promovimin e një libri në shumë plane të jashtëzakonshme. I Jashtëzakonshëm është libri i Matt Palombos- kushtuar njeriut prapa perdes Xhorxh Soros. Sepse me një shpejtësi të rrufeshme ka zënë vendin e parë si best seller politik në teregun mëq të madh të librave në botëSoros është nja makineri njerëzore pa ndjenja. Ajo që më ka mahnitur sa ai deklaron se unë jam i vetëdijsmëh për ato që krijoj me spekulimin, por nuk ndiej unë asgjë. Nuk na shkon ne të përdorim termin gjakpirës për të pasurit, por e vërteta është se ai është mirëfilltës i tillë. Ju e dini historinë time. Një nga kërkesat e Soros në 92-n ishte që të kalonim një ligj që tu jepnim pavarësi shoqërive civile. Të gjitha shoqatat ishin nën kontrollin e PS. U mërzita shumë sepse u rikthyem në monizëm, të gjitha makineri dizinformimi për PD-në. Megjithatë vazhduam, ai mori pjesë në një program për romët në OKB, unë thellësisht i interesuar për të ndryshuar jetën e romëve, por ajo që i vuri kapakun çdo gjëje, ishte reforma në drejtësi. Kishte hartuar fshehtas planin strategjik të viteve 2013-të-2017-të pasi ika unë nga pushteti, pasi e publikuan këto liksat. Në Shqipëri pika e parë ndryshimet kushtetuese nga fondacioni që nuk kishte asnjë lidhje me Kushtetutën”, tha Berisha.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...