Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

13:03 | 29 Mars 2023
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, në një konferencë mbi shpopullimin e vendit, deklaroi se “ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870”.

“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind. Sot, ne kemi një statistikë, më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vjet kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri”, tha Berisha.

“Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, shtoi Sali Berisha. /a2news

Të ngjashme